Jeta në Zvicër
Urimi me rastin e vitit të ri hixhri 1440
Kryesia e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër me rastin e vitit të ri hixhri 1440 ka uruar të gjithë besimtarët islamë, përcjell albinfo.ch.
Urimi i plotë:
Në emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit
Të dashur vëllezër e motra,
Sonte, me perëndimin e diellit, myslimanët në Zvicër dhe të gjithë të tjerët në botë do ta presin vitin e ri 1440 sipas kalendarit hixhri.
Hixhreti na kujton ngjarjen e migrimit të pejgamberit Muhammed, alejhis-selam, i cili u detyrua dhunshëm ta lërë vendlindjen e tij, Meken, për të shkuar në qytetin e Jethribit, tani të njohur me emrin Medine.
Muhammedi a.s. përmes hixhretit nisi rrugën për të kërkuar mundësinë e formimit të bashkësisë, e cila do të kishte si parim themelor lirinë, barazinë dhe drejtësinë, vlera këto të pashmangshme edhe sot e kësaj dite për një shoqëri të zhvilluar, unike dhe qytetëruese.
Me të arritur në qytetin e Medines, Pejgamberi i Zotit, alejhis-selam, vëllazëroi muhaxhirët (të shpërngulurit nga Meka) dhe ensarët (mikëpritësit medinas), si dhe ndërtoi xhaminë, e cila do të bëhej simboli i bashkimit dhe unitetit, jo vetëm brenda muslimanëve, por edhe për të gjithë banorët e qytetit.
Sot, në pritje të vitit të ri 1440 hixhri dhe në kujtim të hixhretit të Muhammedit a.s., Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ), uron të gjithë besimtarët shqiptarë myslimanë, duke filluar nga Zvicra, e deri në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, apo në diasporë, për një vit të mbarë, me paqe, siguri dhe larg çdo devijimi a përçarjeje.
Po ashtu, me rastin e përkujtimit vjetor të hixhretit, lusim të madhin Zot që të gjithë imamëve, këshillave të xhamive, si dhe xhemateve tona, t’ju dhurojë lehtësi dhe mbarësi në angazhimet e tyre për çështjen fetare dhe njerëzore, t’ua ruaj familjet dhe t’i bashkojë zemrat e tyre.
Zoti ynë dhuro suksese dhe bekoje bashkësinë tonë, shoqërinë shqiptare, atdheun tonë, si dhe botën mbarë.
Urime viti i ri hixhi 1440.
Në emër të kryesisë së UBISHZ
Mehas Alija
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













