Jeta në Zvicër
Bankënota e re 200-frangëshe me kujtime të errëta për shqiptarët
Kohët e fundit, Banka Kombëtare e Zvicrës ka publikuar pamjen e re të bankënotës së re 200-frangëshe të Zvicrës dhe menjëherë kanë filluar reagimet e ashpra të banorëve të ish Jugosllavisë, si në diasporë, po ashtu edhe në vendet përkatëse
Pasi imazhi i bankënotës së re është bërë publike, shumë përdorues të mediave sociale kanë reaguar për tre gishtat e ngritur në këtë bankënotë. “A mos vallë bëhet fjalë për bankënotë serbe”, ka shkruar në një postim në Instagram të së përditshmes zvicerane “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch. “Unë mendoj se ky është një provokim ndaj shqiptarëve dhe jo kundër boshnjakëve apo jam gabim këtu?”, ka shkruar një tjetër përdorues në Instagram.
Kujtimet të luftës në ish Jugosllavi?
Shumica pajtohen se bankënota e re 200-frangëshe paraqet përshëndetjen serbe me tre gishta, ose së paku mund të interpretohet si e tillë. Kjo përshëndetje është me origjinë nga koha e osmanëve dhe kryengritësve serbë kundër pushtuesve, njofton më tej Albinfo.ch.
Sot, “tre gishtat e Serbisë” është një simbol identifikimi kombëtar serb.
Shumicës së banorëve në Zvicër nga trojet e ish Jugosllavisë, kjo bankënotë ua përkujton ngjarjet mizore të luftës në vitet ’90.
Deklaratë nga Banka Kombëtare Zvicerane
“Pjesa e përparme tregon gjithësinë me grimcat elementare më të rëndësishme të grimcave të modelit standard të fizikës, të njohur sot. Të tre gishtat e dorës tregojnë tre akse të koordinuara dhe në këtë mënyrë përfaqësojnë dimensionet hapësinore në të cilat zgjerohet materia”, kanë pohuar nga Deklaratë nga Banka Kombëtare Zvicerane.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












