Kosova
Reshitaj thotë se ka dhënë dorëheqje dhe nuk është shkarkuar
Albena Reshitaj ka thënë se më nuk do të jetë ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Kosovës. Në një postim në Facebok ajo ka shkruar se ka ofruar dorëheqje për shkaqe personale, përcjell albinfo.ch.
Mediat vendore kanë shkruar se ajo është shkarkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për shkak të Task Forcës për pastrimin e Kosovës.
POSTIMI I PLOTË:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Së pari dua të ju falënderoj për besimin, bashkëpunimin dhe në veçanti mbështetjen në rrugën tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në vend.
Me përgjegjësinë më të madhe e kam pranuar detyrën si ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për t’i shërbyer vendit, qytetarëve dhe vizionit tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit.
Gjatë kësaj periudhe, që nga marrja e mandatit tim, jam angazhuar në përmbushjen e objektivave tona të përbashkëta, për një mjedis të pastër, mbrojtjen e tij, burimeve ujore, biodiversitetit dhe krijimit të planifikimit të duhur hapësinor, gjithmonë duke respektuar ligjet e vendit.
Si ministre e MMPH-së, jam angazhuar për të shtyrë shumë procese dhe vendime përpara për të mirën e përbashkët.
Rruga jonë nuk ishte e lehtë, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, presionet e punës dhe sfidat.
Sot ka ardhur koha të ju falënderoj për përkrahjen dhe bashkëpunimin për gjatë gjithë këtyre muajve.
Njëkohësisht falënderoj Presidentin e AKR-së z. Behgjet Pacolli, Kryeministrin z. Ramush Haradinaj dhe të gjithë kolegët, me të cilët punuam së bashku.
Vullneti dhe përkushtimi im për t’i kontribuar vendit, mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë, do të vazhdojë gjatë gjithë jetës sime.
Për shkaqe personale, sapo kam ofruar dorëheqjen time nga pozita e Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












