Uncategorized
Serbët ndjehen të provokuar: Pse ata nuk luajnë për Kosovën?
Për mua është gjithçka qesharake. Një shaka. Aleksandar Mitrovic e tha bukur: nëse këta janë aq patriotë të mëdhenj, pse nuk luajnë për vendin e tyre? , tha lojtari Milivojevic.
Duket se përballja mes Zvicrës dhe Serbisë është futur në fazën e luftës verbale në distancë, kjo pasi përveç që e para përfaqësohet nga katër shqiptarë është edhe meçi vendimtar për të dy skuadrat. Pas publikimit të atleteve nga Xherdan Shaqiri, ku krahas flamurit zviceran ndodheshte edhe ai i Kosovës, ndjehet tepër i provokuar lojtari serb Luka Milivojevic, shkruan blick.ch, përcjell albinfo.ch.
“Për mua është gjithçka qesharake. Një shaka. Aleksandar Mitrovic e tha bukur: nëse këta janë aq patriotë të mëdhenj, pse nuk luajnë për vendin e tyre? Ata tentojnë, të na provokojnë me të gjitha metodat. Por ne nuk do bijmë pre e këtyre gjestëve. Do ishim shumë naiv nëse do ndikoheshim nga gjestet e tyre,” tha Milivojevic duke shtuar më tej: “Në duhet ta respektojmë Zvicrën si kundërshtar, jo më shumë, jo më pak. Ata kanë kualiteteve dhe lojtarë që luajnë në Top klube. Gjithsesi ne luajmë për fitore, pasi nuk e dijmë se çfarë sjell përballja e ardhshme.”
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












