Sport
Zvicra favorite, pranojnë norvegjezët
Sonte në stadiumin Stade Suisse të Bernës luhet ndeshja kualifikuese për Kampionatin Botëror, në mes të Zvicrës dhe Norvegjisë. Dhe, sipas të gjitha parashikimeve, Zvicra ka përparësi në këtë ndeshje. “Zvicra, ekipi më i mirë në grup”. Kështu është shprehur askush më pak se një lojtar nga skuadra kundërshtare e Zvicrës në ndeshjen e sontme. Se Zvicra është më e mirë dhe se ajo sonte është favorite e qartë, ka thënë lojtari norvegjez i repartit të mbrojtjes, Brede Hangeland që luan për Fullhamin e Anglisë. “Është kombëtarja më e fortë në grup. Veç kësaj, Zvicra luan në shtëpi”, ka thënë ai. Ngjashëm është shprehur edhe futbollisti më i njohur i Norvegjisë jashtë vendit, John Arne Riise. “Një pikë e fituar do të mjaftonte për ne”. Riise për mediet zvicerane ka folur në superlativ edhe për Shaqirin. “Shaqiri është një ndër futbollistët më të mirë të Evropës”, ka thënë Riise, i cili për nga sektori që mbulon, ka detyrë të bllokojë pikërisht Shaqirin. Nga ana tjetër skandinavët mund të kenë një përparësi të lehtë në përgatitjen e tyre fizike për këtë ndeshje, shkruajnë mediet zvicerane. Për kombëtaren zvicerane do të luajnë në ekipin startues tre shqiptarë: Behrami, Xhaka dhe Shaqiri.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









