Nga 6000 franga për kthimin vullnetar të azilkërkuesve nigerianë
Deputeti federal nga FDP, Philipp Müller ka paralajmëruar se do të ngrejë një mocion në parlament kundër kësaj ndihme

Gazeta “Blick am Abend” në numrin e saj të sotëm shkruan se, pas një ndalese rreth një vjeçare të kthimit të detyruar, azilkëkuesit nigeraianë do të fillojnë të kthehen sërish në vendin e tyre, nga janari i ardhshëm. Dhe, kthimi, duket të jetë mjaft profitabil për ta. Të gjithë ata që do të paraqiten për kthim vullnetar, do të përfitojnë nga Zvicra një ndihmë kthimi në lartësi prej 6000 frangash. Prej tyre 5000 duhet të lidhen me ndonjë projekt konkret (për kualifikim, arsimim etj) dhe 1000 franga para në dorë.
Ky vendim i autoriteteve për migracion ka ngjallur reagime të ashpra te një numër politikanësh zviceranë. Kështu, deputeti federal nga FDP, Philipp Müller ka paralajmëruar se do të ngrejë një mocion në parlament kundër kësaj ndihme. Ai, vendimin e këtillë Entit Federal për Migracion e ka quajtur „marrinë më të madhe që mund të ndodhë”. Kjo, sipas tij është „një ftesë për nigerianët tjerë që të vijnë në Zvicër për të përfituar nga kjo ndihmë materiale zemërgjerë”.
Vdekja e një azilkërkuesi nigerian që ndodhi në aeroportin e Cyrihut rreth një vit më parë, derisa po e riatdhesonin dhunshëm, pati ndaluar përkohësisht kthimin e detyruar të azilkërkuesve nga Nigeria. Më vonë, delegacione nga ky shtet afrikan kanë vizituar Zvicrën dhe kanë identifikuar bashkëkombësit e tyre për kthim në Nigeri. Vetëm gjatë këtij muaji janë identifikuar 126 sish. Ata do të kthehen duke filluar nga një janari.
Në rast se nuk paraqiten vullnetarisht për kthim, ata do të humbasin edhe shansin për të përfituar ndihmën prej 6000 frangash.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Turnir humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhën 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Turnir humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhën 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja
-
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit
-
Vjena heq bonusin e trajnimit për përfituesit e ndihmës sociale