CH-Ballkani
Kotzias: Koha për zgjidhjen e çështjeve me Shqipërinë e Maqedoninë
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, është shprehur optimist në lidhje me negociatat e zhvilluara së fundmi me palën shqiptare për kufirin detar, duke thënë se tashmë pas dy vjetësh bisedime janë pjekur kushtet për zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull mes dy vendeve, përcjell albinfo.ch.
Deklaratën kreu i diplomacisë greke e ka bërë në një intervistë për gazetën “Documento”. “Me këto dy vende fqinje kemi probleme që lidhen me historinë, kulturën, trashëgiminë. Ndërsa me Turqinë problemet janë më “te ashpra”, lidhen me interesat tona gjeopolitike dhe gjeostrategjike”, ka thënë Kotzias.
Ai po ashtu ka thënë se është koha për zgjidhjen e çështjes së emrit me Maqedoninë, tani që duket se është hapur një dritare e mundësisë, kështu ka thënë me optimizëm shefi i diplomacisë greke. Ai gjithsesi sqaroi se ndryshimet kushtetuese janë parakusht për një zgjidhje.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











