E-Diaspora
Kosovari ushtroi dhunë ndaj dy ish të dashurave, vërtetohet dënimi katërvjeçar
Gjykata Federale ka vërtetuar dënimin prej katër vjetësh të një kosovari. Ai kishte dhunuar, rrahur dhe ngacmuar dy ish të dashurat. Gjithashtu në fuqi mbetet vendosja e një mase stacionare terapeutike, shkruan “sda.ch”.
Gjykata e kantonit të St.Galler e kishte dënuar në gusht të vitit të kaluar një 29 vjeçar nga Kosova, pasi kishte ushtruar dhunë dhe sundimin e frikës te dy ish të dashurat, përcjell albinfo.ch. Kjo është konfirmuar edhe nga publikimi i vendimit të sotëm (e mërkurë) nga Gjykata Federale.
Gratë u privuan nga vullneti i lirë i veprimit. Nën presionin psikologjik, ato duheshin të kryenin marrëdhënie seksuale me personin e dënuar. Përkundër tërheqjes së aktpadisë nga dy ish të dashurat, drejtësia zvicerane nuk u kishte dhënë fund hetimeve. Ato ishin kontaktuar nga familjarët e të dënuarit dhe Gjykata dyshon se mos ndoshta ndaj tyre është ushtruar presion.
Gjithashtu 29 vjeçari vuan nga çrregullimi i personalitetit dissocial – dhe kjo sëmundje e rëndë psikike e shpie atë drejt ushtrimit të veprimeve sadiste. Andaj mbetet në fuqi vendosja e një mase stacionare terapeutike.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














