CH-Ballkani

Kryeministri malazez të mërkurën në Kosovë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do të vijë për vizitë në Kosovë të mërkurën, pasi vizita e tij ishte anuluar javën e kaluar, për shkak të mjegullës në Aeroportin e Prishtinës.

Lajmin e ardhjes së kryeministrit malazez e ka konfirmuar për mediat kosovare, Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.

“Vizita do të jetë një ditore pra 14-15 shkurt dhe kryeministri i Malit të Zi mbërrin në Prishtinë në orën 16 pasdite”, ka thënë Gashi.

Në takim pritet veçanërisht të diskutohet për çështjen ende të pazgjidhur të demarkacionit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.