Abuzuesit me ndihma sociale duhet t’i kthejnë miliona frangat
8.2 milionë euro duhet të kthehen në buxhetin e qytetit të Cyrihut nga abuzuesit e ndihmave sociale
Bëhet fjalë për mjete të abuzuara me ndihmat sociale gjatë vitit 2011 në qytetin e Cyrihut.
“Tashmë janë marrë 537 vendime për kthimin e mjeteve nga ndihmat sociale”, tha të enjten drejtoresha e Shërbimeve Sociale, Miriam Schlup Villaverde, gjatë prezantimit të statistikave të asistencës sociale.
Shumë nga abuzimet e ndihmave sociale megjithatë datojnë nga vitet e mëhershme.
Hetime janë kryer për 82 raste gjatë vitit. Sipas zyrtarëve të qytetit të Cyrihut gjysma prej tyre dyshohen për keqpërdorime. Shpesh ndodh që të ardhurat shtesë të mos deklarohen dhe të mos deklarohet që kanë pronësi automjete.
Abuzuesit janë më shumë se gjysma të huaj
Për 72 raste është dhënë urdhri për fillimin e sërishëm të hetimeve. Ndërsa bëhet e ditur se më më shumë se 60 për qind të abuzuesve janë të huaj.
Për të luftuar abuzimin ndihmave sociale, qyteti i Cyrihut për pesë vjet ka krijuar dy shërbime të veçanta për hetime, një ekip i ekspertëve ligjorë për hetim më të hollësishëm dhe një i inspektoratit, që e bën vërejtje në raste të dyshuara.
Këto masa kanë rezultuar të suksesshme, ka thënë këshilltar kantonal Martin Waser (PS). Sipas tij, paditë për mashtrime janë katërfishuar gjatë 2009-2011.
Nga ana tjetër numri i përfituesve të ndihmave sociale nuk ka ndryshuar në Cyrih.
18 354 persona kanë marrë të paktën përkohësisht gjatë vitit të kaluar ndihma sociale, që do të thotë se është numër i njëjtë sikur një vit më herët.
Numri i rasteve sociale, në të cilat shpesh përfshihen më shumë se një person, u rrit për 0.9 për qind në 12 758 persona. Normat e asistencës sociale megjithatë kanë shënuar rënie për shkak të rritjes së popullsisë prej 4.9 në 5 për qind.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











