Lajme

Kosovari “lufton” për 43 milionë euro të fituara në kazino

Behar Merlaku ka refuzuar ofertën prej 500 mijë eurosh të ofruara nga kazinoja në Bregenz të Austrisë.

26-vjeçari Behar Merlaku nga Dietikoni i Zürichit është paraqitur para një gjykate në Feldkirch të Austrisë, jo se ka bërë ndonjë vepër penale por është duke kërkuar 43 milionë eurot e fituar në një kazino në mars të 2011.

Ai ishte paraqitur në gjykatë me kostumin e dasmës me arsyetimin se i sjell fat, shkruan Blick.

Në mars të vitit 2011, kosovarit i kishte buzëqeshur fati kur në një nga aparatet e lojërave të fatit papritmas ishin ndezur të gjitha dritat në ekran, ku sinjalizohej se ai ka fituar jo më pak se 42.949.672,86 euro. “Ishte një ndjenjë e pabesueshme”, thotë Merlaku për Blick.

Por, gëzimi i Beharit ishte shumë i shkurtër.. Menaxherët e kazinosë kishin mohuar një gjë të tillë duke u arsyetuar se bëhet fjalë për një defekt teknik të aparatit.. Përveç kësaj, sipas tyre shuma maksimale për të fituar në këtë aparat të lojërave të fatit ishte vetëm 4500 euro.

Rreth 43 mijë eurot nuk i kishte paguar Kazinoja në Austri. Ata e dërguan Beharin në shtëpi me duar thatë. Por Behari edhe sot e kësaj dite insiston se ka fituar shumën e lartpërmendur.

“Unë i kam fituar paratë. Tani unë jam duke shkuar për t’i marrë nëpërmjet gjykatës. Argumentet se ka qenë vetëm një defekt teknik i aparatit janë qesharake. “, thotë Merlaku..

Procesi gjyqësor tashmë ka filluar të hënën në Feldkirch të Austrisë. Merlaku i donë 5 milionë euro!

Ai është shumë i qartë, thotë se së pari do t’i marrë pesë milionë, pastaj pjesën tjetër. Por avokati i tij thotë se këtu jemi ose për të gjitha ose asgjë.

Sipas avokatit të kosovarit, Kazinoja në Austri kishte qenë e gatshme të paguajë 500 mijë euro, por ai i kishte refuzuar.

Behar Merlaku ëndërron të bëj një vilë personale. “Për më tepër, unë me këto të holla do të bëj edhe një firmë timen”, thotë Merlaku.

Procesi gjyqësor do të vazhdon në muajin prill.