Integrimi
Push(t)imet verore, në 5137 metra lartësi
Njërën nga dy javët e pushimit verordeputeti Zari Xhaferi ia ka kushtuar pushtimit të Araratit, 5137 metra të lartë
Zari Xhaferi, deputeti i ri në Parlamentin e Kantonit të Zugut ka kaluar pushimet verore në një mënyrë shumë origjinale. Ai, bashkë me një ekspeditë në ditët rreth 20 korrikut ka pushtuar njërën ndër majat më të larta në regjionin e Azisë së Vogël, Araratin biblik.
Zariu ka një përvojë të mirë në alpinizëm, kështu që edhe ngjitjen në një maje kaq të lartë e ka kaluar pa vështirësi të theksuara.
Ai na kishte premtuar se do të na njoftonte lidhur me përjetimet e tij në këtë ndërmarrje jo shumë të zakonshme. Dhe, Zariu e ka mbajtur premtimin.
Siç na njofton në një kartolinë elektronike, deputeti, gazetari, arsimtari dhe alpinisti i pasionuar, njërën nga gjithsej dy javët e pushimit veror që i kishte për këtë vit, e ka shpenzuar në lartësitë e Araratit. Tri ditë në vetë majen e malit me këtë emër, që gjendet në Turqinë lindore, në afërsi rreth 20 km nga kufiri me Iranin.
Javën tjetër, ai e ka kaluar në vendlindje, në Gostivar, ku, siç thotë, është kënaqur në dasma, festa dhe gazmende familjare
Më poshtë, disa pamje nga ekspedita
© albinfo.ch: Maja e malit Ararat, shikuar prej së largu
© albinfo.ch: Këtu jemi në lartësinë mbidetare 3200m. Ky është kampi ku kemi qëndruar tri ditë e tri netë, duke fjetur jashtë, në tenda
© albinfo.ch: Pas orës 19.00 në tendë nuk kishte dritë. Deri në orën 20.00 luanim letra nën dritën e një llambe me gaz. Pas orës 20 ka qenë koha për gjumë
© albinfo.ch: Ndodhemi në lartësinë mbidetare prej 4230 metrash, në «High Camp». Edhe këtu kemi fjetur jashtë. Tri ditë kemi qëndruar në lartësitë në mes 3200 dhe 4230metrash, për tu aklimatizuar
© albinfo.ch: Pas një marshi prej tri orësh kemi hipur nga High Camp, 4230m deri në pikën më të lartë të Araratit që është 5137m. Në këto lartësi kemi perdorur syze diellli dhe kremë për tu mbrojtur nga rrezet e diellit (50). Kjo, me gjithë faktin se temperatura ishte -15 grad celsius…
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











