Zhvillim
Investimi dhe tregtia me Maqedoninë, raporte nga përvojat e ndërmarrësve zviceranë
Forumi Ekonomik mbahet më 3 nëntor, nga ora 14, në Hotel Krone Unterstrass, Schaffhauserstrasse 1, 8006 Zürich
Nga Maqedonia në Forumin e Cyrihut do të vijnë zëvendëskryeministri Vladimir Pesevski dhe ministri për Investime, Arlind Zeqiri dhe shefi i Agjencisë për Investime të huaja, Visar Fida, të cilët me referimet e tyre do të sjellin një pasqyrë të gjendjes në fushën e investimeve në Maqedoni.
Gjatë punimeve të forumit, disa nga përfaqësuesit e investuesve nga Zvicra do të raportojnë për përvojat e tyre për investimet në Maqedoni.
Forumi në Cyrih ishte në radhën e aktiviteteve të ngjashme që organizon SEC (Dhoma e Bizneseve e Cyrihut për Evropën e Mesme), ku promovohen ekonomitë e vendeve të ndryshme të Evropës.
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në Forumin në Cyrih mund të paraqiten deri më 28 tetor.
Më shumë detaje në dokumentin e mëposhtëm:
business-forum-macedonia1
Shkarko DokumentinInfo rreth ngjarjes
- Data e fillimit03 Nëntor 2016
- Ora14:00
- LokacioniHotel Krone Unterstrass, Schaffhauserstrasse 1, 8006 Zürich
- Data e përfundimit3 Nëntor 2016 - 17:00
E-Diaspora
-
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës Violonçelisti francez performon sonte në Pallatin e Rinisë nën dirigjimin e Peter Valentovič, në një mbrëmje... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026














