Lajme
Edhe këtë vit kolona të gjata në pikat kufitare
“Kolona kur po vijmë, kolona kur po shkojmë, e pakuptueshme se si shteti ynë nuk bën një përgatitje më të mirë për të pritur mërgimtarët”, thotë një mërgimtar
Bashkatdhetarët tanë, gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë, edhe këtë vit po ballafaqohen me pritje të gjata në kufirin Kosovë – Serbi, në pikëkalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.
Për mërgimtarë të shumtë këto pritje janë bërë të përvjetshme. Sipas shumë bashkatdhetarëve, kolonat e automjeteve në hyrje – dalje të kufirit me Serbinë kanë arritur deri në 10 Kilometra, sidomos gjatë ditëve të vikendit.
“Më duket se 300 orë rrugë i kemi bërë deri sa arrita në Kosovë. Nuk e di deri kur do të vazhdohet me këtë torturë të cilën e përjetojmë çdo vit”, ka thënë për “albinfo.ch” Armend Krasniqi i cili jeton në Zvicër dhe dje ka arritur për pushime në Kosovë.
“Kolona kur po vijmë, kolona kur po shkojmë, e pakuptueshme se si shteti ynë nuk bën një përgatitje më të mirë për të pritur mërgimtarët”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











