Fun
Ka 70 miliardë dhe blen vetëm rroba “second hand”
Themeluesi i «perandorisë së mobileve», suedezi Ingvar Kamprad llogaritet si njeriu më i pasur në Evropë. Por as kjo nuk e pengon atë që të kursejë… Veçse në këtë pikë e ka tepruar paksa! Pronari i rreth 70 miliardë frangave, 89 vjeçari Kamprad ka pranuar se veshmbathjet i blen vetëm në dyqanet «second hand».
«Nuk besoj se kam ndonje gjë të veshur që nuk është blerë në dyqan të dorës së dytë», ka thënë ai për një televizion suedez.
Me këtë veprim ai dëshiron që t`u japë një shembull për të mirë të tjerëve, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër është në natyrën e njerëzve të Smalandit (provincës prej nga vjen ai) që të jenë kursimtarë, thotë ai. Nejse, të tjerët e thonë se smalandasit janë edhe koprracë.
Kamprad ka jetuar shumë gjatë në Zvicër dhe së fundi është kther në Suedi. Djemt e tij që sot e drejtojnë Ikea-n kanë pasaporta zvicerane.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













