Autotech

9000 Lamborghini Huracanë e 7000 Aventadorë

Prodhuesi i njohur i automobilave, Lamborghini, ka festuar prodhimin e modelit të nëntëmijë Huracan dhe të shtatëmijë Aventador.

Aventadori është model më i vjetër, i prezantuar gjashtë vjet më parë. Ekzemplari i shtatëmijë është një Aventador S Roadster me ngjyrë metalike që do të shitet në SHBA.

Huracani në anën tjetër shumë shpejt mund të bëhet modeli më i prodhuar nga Lamborghini. Kjo kompani ka arritur që për tri vjet të krijojë 9000 ekzemplarë, ndërsa 14000 mbetet numri më i madh i një modeli të prodhuar e që është Gallardo.

Gjiganti italian së shpejti do të godasë tregun me Urus SUV që debuton në dhjetor me të cilin planifikon të dyfishojë shitjet e prodhimeve.