Shqipëria
80 % e policëve kanë aplikuar për lotarinë amerikane
Sindikata e policisë vëren se 80% e efektivëve kanë aplikuar për lotarinë amerikane, ndërkohë që 70% familjeve të policëve jetojnë nën minimumin jetik
Përmes një letre drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që mban datën 18 dhjetor, sindikata e policisë shqiptare paraqet disa kërkesa me karakter ekonomik.
Punonjësit e policisë së Shtetit i janë drejtuar Ramës me një shkresë, ku kërkojnë plotësimin e 11 pikave. Ndër më kryesoret janë paga e 13 dhe pagesa e orëve shtesë.
Dokumenti mban datë 18 dhjetor. Shkresa u dërgua në emër të 7 mijë efektivëve, sipas të cilëve kushtet e vështira në punë janë bërë të papërballueshme për ata dhe familjet e tyre.
Efektivët e policisë pretendojnë se janë më pak të paguar në krahasim me homologët evropianë, ndërsa prej vitit 2014 paga e tyre nuk ka pësuar rritje, raporton “ABC News”.
Sindikata e policisë vëren se 80% e efektivëve kanë aplikuar për lotarinë amerikane, ndërkohë që 70% familjeve të policëve jetojnë nën minimumin jetik, thuhet në shkresë, përcjell albinfo.ch.
Punonjësit kërkojnë pagesën e dietave të prapambetura nga 2017. Por situata është edhe më alarmante për punonjësit e policisë së Tiranës. Orët suplementare nuk janë paguar nga viti 2016 për disa nga komisariatet, efektivët e të cilëve kanë qenë të pranishëm ne stadiume për ndeshjet kombëtare apo dhe të Superligës.
Një pikë tjetër në kërkesat e sindikatës së policisë drejtuar shefit të qeverisë është edhe sigurimi i jetës në rast aksidenti në punë dhe përfitimi i banesave falas për familjarët e policëve që kanë humbur jetën ne krye të detyrës.
Në pikën e fundit, kërkesa e përhershme e punonjësit e policisë: uniforma blu të sigurohet falas dhe zëvendësimi i saj të bëhet pa pagesë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani.
Në fund të shkresës thuhet se është përgjegjësi e administratës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit që trupat policore te Shqipërisë ndodhen në këtë gjendje.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











