Jeta në Zvicër

70 vjet të “Gluckskette”, 1.7 miliardë franga zvicerane donacione

rritja më e madhe për presidentin Heimgartner është aksioni për viktimat e cunamit të 26 dhjetorit 2004, kur janë mbledhur 227 milionë franga zvicerane

Organizata humanitare zvicerane “Glückskette” po shënon përvjetorin e saj të 70-të. Gjithçka filloi në vitin 1946, kur një mjeshtër i radiove dhe një artist krijuan organizatën në Zvicrën Perëndimore.

“Glückskette” simbolikisht ka falënderuar donatorët për donacionet dhe besnikërinë e tyre ndaj organizatës. “Ky është një falënderim i besnikërisë nga zviceranët për 70 vjet”, tha presidentja e “Glückskette”, Ladina Heimgartner.

Krejt kjo histori humanitare filloi me një program në radio

Me një thirrje në radio, themeluesit e “Glückskette”, Roger Nordmann dhe Jack Rollan, u përpoqen t’i ndihmojnë të plagosurit e luftës më 1946.
“Glückskette” ka qenë gjatë viteve gjithnjë e më e suksesshme. Në përgjithësi, “Glückskette” për shtatëdhjetë vjet ka mbledhur 190 donacione për viktimat e fatkeqësive natyrore dhe konflikteve që arrijnë 1.7 miliardë franga zvicerane.

Arritja më e madhe për presidentin Heimgartner është aksioni për viktimat e cunamit të 26 dhjetorit 2004, kur janë mbledhur 227 milionë franga zvicerane.
“Glückskette” ka në selinë e saj në Gjenevë 19 të punësuar.