Lajme
7 vlerat ushqyese të domates

Ekziston një diskutim për domaten, nëse hyn në kategorinë e frutave apo perimeve, por vlerat e saj ushqyese janë të padiskutueshme. Më poshtë po rendisim disa prej tyre.
7 përfitimet nga konsumi i domates
Burim i madh vitaminash
Një domate e vetme mund të ofrojë rreth 40% të rekomandimit të përditshëm minimal të vitaminës C. Për më tepër, domatet janë ta pasura me vitaminë A, e cila përmirëson imunitetin, shikimin dhe shëndetin e lëkurës; vitaminë K, e cila është e mirë për kockat; dhe kalium, një lëndë ushqyese kryesore për funksionin e zemrës, kontraktimet e muskujve, dhe mban të blancuar presionin e gjakut.
Mbrojnë shëndetin e zemrës
Domatet përmbajnë një antioksidant të quajtur lycopene, i cili është përgjegjës për ngjyrën e tyre të kuqe. Hulumtimet sugjerojnë se në aspektin e përfitimeve shëndetësore të zemrës, është më efektive të hani domate, sesa të merrni shtojca të lycopenit.
Përmirësojnë shikimin
Lycopene është gjithashtu e mirë për sytë tuaj. Dhe kjo nuk është e vetmja lëndë ushqyese që përmbajnë domatet; ato përmbajnë lutein dhe beta-karoten. Sipas hulumtimeve këto lëndë mbrojnë sytë nga shumë sëmundje.
Ndihmojnë tretjen
Lëngu dhe fibrat që gjenden në domate mund të jenë të dobishme nëse vuani nga kapsllëku. Vetëm duhet të jeni të vetëdijsëhm se konsumi i tepërt i tyre rrit aciditetin.
Ndihmojnë për menaxhimin e diabetit
Domatet mund të jenë një ushqim mbrojtës për njerëzit me diabet të tipit 2. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse diabeti dyfishon rrezikun e goditjes dhe sulmit në zemër.
Ruajnë shëndetin e lëkurës
Një studim i vitit 2011 zbuloi se kombinimi i domates me vajin e ullirit mbrojnë lëkurën nga dëmtimi i diellit dhe nxitin prodhimin e pro-kolagjenit, një molekulë që i jep lëkurës strukturën e saj dhe e mban të fortë dhe rinore.
Ju mbrojnë kundër kancerit
Studimet kanë gjetur lidhje midis likopenit kompleks dhe më pak probleme të prostatës, mushkërive dhe stomakut.
Si të rrisni përfitimet nga domatët
Mund t’i konsumoni domatet të freskëta, të thara, si salcë ose pastë. Këto metoda ju japin mundësinë t’i shijoni domatet gjatë gjithë vitit.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti