Portrete të firmave
“Hotel Trofta”, model i “arkitekturës së gjelbër” në Kosovë
“Hotel Trofta” në Istog është hoteli që bën realitet ëndrrat tuaja. Është vendi që ju ka munguar. Me ambiente të pafundme qetësie dhe relaksi, hoteli ofron komoditet për secilën stinë të vitit. Projektuesi dhe mbikëqyrësi i gjithë këtij projekti gjigant është arkitekti shqiptar nga Vjena, Esat Bytyqi
“Hotel Trofta” është vendi i duhur për të kaluar pushimet tuaja me plot rehati, freski, luks, elegancë, stil dhe siguri. Hoteli ka hapur dyert e tij në vjeshtë të vitit të kaluar dhe është pjesë e resortit të njohur hotelier “Trofta” në qytetin e Istogut. Ai është i rrethuar nga gjelbërimi i bjeshkëve të bukura të Istogut, uji i ftohtë dhe bazenet për kultivimin e peshkut.
Kompleksi “Trofta” është ndërtuar në fund të viteve`70-a si një arkitekturë postmoderne socialiste me një sipërfaqe prej pesë hektarësh. Në atë kohë hotel – restoranti “Trofta”, i cili quhej “Ribnjak”, ishte një ndër restorantet e pakta në Kosovë që kishte krijuar emër të mirë për kultivimin dhe shërbimin cilësor të peshkut.
Restoranti kishte punësuar shumë banorë të qytetit dhe kishte ndikuar në ngritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve në Istog dhe më gjerë.
“Trofta” është vazhdimësi e ndërmarrjes shoqërore, e cila u privatizua në mars të vitit 2004 nga z.Ismail Bytyqi. Edhe pse në gjendje të mjerueshme pas privatizimit, z.Ismail Bytyqi me investimet e tij kapitale dhe shumë të qëlluara e bëri kompaninë “Trofta” njërën ndër kompanitë më të suksesshme në Kosovë. Ndërkohë ai nuk u ndal më kaq. Vazhdoi me hapjen edhe të një hoteli të ri në resortin “Trofta”.
I gjithë projekti për ndërtimin dhe mbarëvajtjen e punimeve deri në finalizimin e “Hotel Trofta” i është besuar arkitektit të njohur shqiptar tashmë me emër edhe ndërkombëtar, Esat Bytyqi, dhe kompanisë së tij “BEX – Architecture ZT” në Vjenë.
Esat Bytyqi; Kur na u besua projekti, ishte një sfidë dhe përgjegjësi
Për albinfo.at, arkitekti Esat Bytyqi tregon për sfidat dhe përgjegjësinë e madhe që ka pasur për të përfunduar me sukses një projekt kaq me vlerë. Planifikimi i projektit ka filluar në vitin 2016, ndërtimi është nisur në vitin 2018 dhe ka përfunduar në vitin 2022.
“Në kohën kur ne si studio e arkitekturës „BEX – Architecture ZT“ na është besuar ky projekt, ka qenë një sfidë se si mund të kemi një projekt të ri në këtë resort ekzistues, i cili funksiononte më shumë se 40 vjet dhe që ishte edhe si pikë kryesore e qytetit dhe e vizitorëve nga gjithë Kosova e më gjerë“, thotë ai.
Esati shprehet se fillimisht ata kanë studiuar resortin ekzistues, arkitekturën e viteve `70-a (post moderne socialiste), e cila funksiononte shumë mirë përkundër “moshës” si dhe gjithë ambientin e mrekullueshëm që e rrethonte kompleksin „Trofta“. “Pasi e studiuam mirë në të gjitha elementet, ishte e qartë që hotelit të ri i duhet të këtë një arkitekturë të qëndrueshme, e cila është miqësore me ambientin ekzistues. Po ashtu të jetë një “Green Building“ (Arkitekturë e gjelbër) që minimizon konsumin e burimeve gjatë funksionimit, rritje të efikasitetit të energjisë, klimë të shëndetshme dhe integrim në mjedisin natyror“, thekson Esati, i cili studimet e arkitekturës i ka përfunduar në Vjenë.
“Trofta” ka një funksion të veçantë, një fasadë ventiluese me material natyror – guri, ngrohja dhe klimatizimi i objektit është me sistemin më të ri të pompave termike, dritare të kualitetit të lartë me efiqiencë të lartë termoizoluese. Materialet e interierit janë kryesisht natyrore. Të gjitha këto e bëjnë objektin ekologjik “Green Bulding” që ndikon në reduktimin e CO2 (Dioksidi i karbonit).
Sipas Esat Bytyqit, arkitektura e gjelbër apo siç njihet „Green Building“ është e rëndësishme, pasi ndihmon në përmirësimin e jetës së njerëzve. “Këto ndërtime luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut dhe planetit, duke përdorur materiale të rinovueshme dhe natyrale. Po ashtu, ka përfitime sociale, mjedisore dhe ekonomike“, sqaron ai.
Plotëson të gjitha kushtet e një hoteli me pesë yje
„Hotel Trofta” ka një sipërfaqe prej 7500 m2. Posedon 60 dhoma gjumi dhe 10 suita me pamje mahnitëse të resortit. Secila dhomë ka dritare të mëdha, që mundësojnë pamje të mrekullueshme edhe nga shtrati i fjetjes.
Hoteli ka pesë salla për konferenca, me hapësira të madhësive të ndryshme që mund të përdoren për aktivitete të veçanta. Secila sallë është e pajisur me dritare të mëdha që të japin freski nga resorti i gjelbëruar.
Restoranti në këtë hotel është relativisht i madh, me tarracë atraktive dhe relaksuese, e cila gjendet para bazenit ekzistues. Në çatinë e hotelit gjendet edhe një “Rooftop-Bar”.
Bodrumi i hotelit është një oazë Wellness -SPA, me pishinë, palestër, dhoma masazhi dhe sauna. Arkitekti Bytyqi ka menduar që në përdhesen e hotelit të jetë po ashtu edhe një hapësirë me lojëra për fëmijë.
Garazhet ndodhën gjithashtu në bodrum. “Hotel Trofta” përmbush të gjitha standardet më të larta të hoteleve me pesë yje.
Se si është në harmoni hoteli i ri, i cili ka një arkitekturë bashkëkohore të kohës së sotme me restortin ekzistues të viteve të 70-ta, për Esatin është vështirë të përshkruhet me një fjalë.
“Unë besoj që vlera e hotelit të ri ngrihet duke marrë parasysh ambientin ekzistues të gjithë resortit. Pra, nga objekti i ri ke qasje në gjithë ambientin ekzistues që e bën infrastrukturën e jashtme të hotelit të ri shumë të larmishme me një ambient përplot gjelbërim”, thotë ai.
“Hotel Trofta” do të ketë ndikim pozitiv në ngritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve dhe është një projekt që do të pasurojë qytetin e Istogut, duke marrë parasysh arkitekturën e objektit me formë proporcionale dhe që me thjeshtësinë e tij reflekton një lloje energjie pozitive edhe për qytetarët dhe çdo vizitor.
Vizitoni “Hotel Trofta” në Istog dhe aty do të gjeni gjithçka në një vend të vetëm. Ndjehuni si në shtëpinë tuaj të dytë!
Box
7500 m2 hapësirë, 60 dhoma gjumi, 5 salla për konferenca…
„Hoteli Trofta ka një sipërfaqe prej 7500 m2. Posedon 60 dhoma gjumi dhe 10 suita me pamje mahnitëse të resortit „Trofta“. Secila dhomë ka dritare të mëdha, që mundësojnë pamje të mrekullueshme edhe nga shtrati i fjetjes. Hoteli ka pesë salla për konferenca, me hapësira të madhësive të ndryshme që mund të përdoren për aktivitete të veçanta.
Projektuesi dhe mbikqyrësi i të gjitha punimeve: Arkitekti shqipar nga Vjena Esat Bytyqi dhe kompanisë së tij “Bex Architektur ZT”
E-Diaspora
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë “Junior Fest Albania 2024” përfundoi në shtator në Tiranë me kurorëzimin e Nikol Çabelit fituese të...
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Frankfurt: Piktori shqiptar hap ekspozitën e artit pamor me titull “Art Open Call”
-
Nju-Jork: Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025”
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
A mund të udhëtoni jashtë vendit ose të takoni miq kur jeni në pushim mjekësor në Austri? Nëse jeni me pushim mjekësor me pagesë në Austri, çfarë mund të bëni në të vërtetë?...
-
Si mund të shihni një kometë ‘një herë në jetë’ në qiellin mbi Austri këtë fundjavë
-
Austria, vendi më miqësor në Evropë, thonë turistët
-
Aeroportet në Austri renditen ndër më të mirat për uljet me avion privat
-
Obeziteti i kushton Austrisë 2.4 miliardë euro në vit