Lajme
6 qytetet më të mira, në botë, për ta festuar Vitin e Ri
Tani po afrohemi drejt festave të fundvitit, ku festa e Vitit të Ri ngre dilemën e miliona turistëve në botë se ku ia vlen të festohet ndërrimi i motmoteve, përcjell albinfo.ch.
Por, gjashtë qytete të famshme e bëjnë diferencën për nga mënyra se si festohet Viti i Ri.
New Yorku është më i veçanti. Miliona njerëz mblidhen në “Time Square” për të përjetuar ndërrimin e viteve. Atje shfaqet topi i kristaltë që dhuroi një emocion të veçantë.

Rio De Janeiro po ashtu ofron diçka magjike nga kjo festë. Miliona njerëz mblidhen në shesh për të parë nga afër ndezjen e jashtëzakonshme të dritave festive.

Las Vegasi ofron festë sikur në përrallat më të bukura. I tërë qyteti është i dekoruar, ndërsa kazinot ofrojnë dukje panoramike në natën e 31 dhjetorit.

Parisi është i tëri i ndriçuar në natën e Vitit të Ri. Mijëra njerëz në shesh e presin ndërrimin e motmoteve me shampanjë në duar.

Sidnei është nga qytetet e para ku ndërron ora. Pamja e qytetit vërtet është mahnitëse, aty ku shumë njerëz dalin me familjet e tyre për të nisur një vit të ri./Indeksonline

E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











