E-Diaspora
58 nxënës nga Kosova, punë praktike në Gjermani
Projekti i realizuar nga APPK, në bashkëpunim me Diakonie Baden-Württemberg, siguron që gjatë tre vjetëve të ardhshme nxënësit do të kryejnë shkollime profesionale në fushën e kujdesit ndaj të moshuarve.
Lajmin e ka bërë të ditur konsulli kosovar në Shtutgrad, Besnik Miftaraj.
“Sot isha i pranishëm në aeroportin e Stuttgartit për t’i pritur dhe uruar mirëseardhje grupit të radhës të nxënësve prej 58 kandidatëve nga Kosova, të cilët do të qëndrojnë në hospitim, fillimisht prej 10 ditëve, ku do të njoftohen me punën dhe punëdhënësit e tyre të ardhshëm dhe nga shtatori i këtij viti do të fillojnë me shkollim/punë”, thuhet në një njoftim të Besnik Miftarajt, shkruan albinfo.ch.
Projekti i realizuar nga APPK, në bashkëpunim me Diakonie Baden-Württemberg, siguron që gjatë tre vjetëve të ardhshme nxënësit do të kryejnë shkollime profesionale në fushën e kujdesit ndaj të moshuarve.
“Të rinjtë nga Kosova ishin shumë të motivuar dhe u pritën nga punëdhënësit e ardhshëm”, tha Miftaraj.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










