Lajme

56% e zviceranëve janë pro “bashkëpunimit më të ngushtë” me NATO-n

Shteti i Zvicrës është afër politikave të NATO-s. Sipas sondazhit, 56% e të anketuarve janë pro “bashkëpunimit më të ngushtë” me NATO-n. Dhe tendenca ndihet mbi të gjitha në të majtën: 76% e mbështetësve të PS me të vërtetë duan të thellojnë bashkëpunimin e tyre me Aleancën Atlantike, diçka që do të donin edhe 73% e mbështetësve të të Gjelbërve, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.

Raporti i sondazhit del se mbi gjysma e të anketuarve do të dëshironin një rritje të shpenzimeve zvicerane për mbrojtjen. 56%, nga ana tjetër, nuk duan të dëgjojnë për dërgimin e armëve nga Konfederata në Ukrainë. Megjithatë, Berna duhet të dërgojë helmeta dhe jelekë antiplumb.

Sondazhi tregon se nisma e PS kundër blerjes së F-35 aktualisht nuk do të kishte asnjë shans për t’u miratuar. Në fakt, vetëm 30% do të votonin pro tekstit, krahasuar me 64% kundër. Nisma nuk do të gjente një shumicë as mes socialistëve: në fakt, vetëm 47% do të votonin në mbështetje të propozimit. /Albinfo.ch