Kosova
Kosovë: 31 raste të reja me koronavirus dhe asnjë i vdekur
Sipas këtij njoftimi, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 150 pacientë
Në Kosovë të enjten janë konfirmuar 31 raste të reja me koronavirus, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Rastet e reja pozitive kanë rezultuar pas testimit të 2,332 mostrave.
Sipas këtij njoftimi, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 150 pacientë.
Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 924.
Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej mbi 160,000 raste me koronavirus dhe 2,973 viktima.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit.
Deri të enjten, mbi 654,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











