E-Diaspora

50 portrete për 50 vjetorin e Komunës Opfikon nga Qëndresa dhe Visari

Për nder të përvjetorit të Komunës Opfikon në Zvicër, Qëndresa Sadriu dhe Visar Kryeziu duan të portretojnë 50 banorë të kësaj komune. Fotografitë do të vendosen gjatë këtij viti në Opfikon

Gjatë këtij viti, Komuna Opfikon do ta festojë përvjetorin e saj të pesëdhjetë: Prandaj është shumë e qartë përse për një festë kaq të madhe po bëhen përgatitje intensive. Përvjetori do të shoqërohet me 50 evenimente apo projekte. Një nga këto projekte është edhe ekspozita e fotografive nga Qëndresa Sadriu dhe Visar Kryeziu.

Projekti do të përkrahet nga Shoqata kulturore “Glattalb”, si dhe nga Shoqata “17 Shkurti”. “Duam të tregojmë se cili është Opfikoni dhe cilët njerëz jetojnë në qytetin tonë”, rrëfen Qëndresa Sadriu. Me këtë manifestim, iniciatorët duan t`ia japin një pasqyrë të vërtetë banorëve. “Çdonjëri nga ne do ta përfaqësojë individualisht qytetin tonë të bukur”, vazhdon më tej 23-vjeçarja e cila është ulur në karrigen e Këshillit komunal nga radhët e Partisë zvicerane SP, përcjell albinfo.ch.

Është një projekt ambicioz: Në Opfikon po kërkohen 50 persona të cilët do të mund të portretizohen në kuadër të një ekspozite. “Ideja është që fotografia të ketë diçka të përbashkët me numrin 50”, shpjegon fotografi Visar Kryeziu. Sipas Visarit, hapësira për këtë është e gjerë. “Mund të marrin pjesë për shembull personat të cilët në vitin 2018 i kanë mbushur 50 vite jetë, apo që jetojnë tashmë 50 vite në Opfikon”.

Propozimet

Ndër të tjera, gjithashtu mund të paraqiten edhe persona të cilët janë të martuar që 50 vite, vëllezër e motra, apo shokë e shoqe, numri i përgjithshëm i të cilëve arrin moshën pesëdhjetëvjeçare, apo edhe personat të cilët banojnë në shtëpi që mban numrin 50. “Jemi të hapur për të gjithë propozimet – çdokush që dëshiron, mund të paraqitet”, thekson Qëndresa për gazetën zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Tani është paraqitur edhe prindi i iniciatores. “Vitin e ardhshëm do t`i mbushë pesëdhjetë vite”, vazhdon më tej Qëndresa. Asaj nuk i është dashur shumë që ta bind në pjesëmarrje.

“Për pjesëmarrësit, koha është buzë limitit”, shpjegon Visari. Ai vlerëson se takimet individuale do të zgjasin maksimum një orë për person. Shqiptari nga Glattbruggu, i cili në vitin 2015 u shpërblyer me çmimin e parë për “fotografinë aromate më të bujshme, më kreative dhe më të bukur” për Knorr, profesion bazë e ka fotografinë. “Personat duam t`i fotografojmë aty ku ndjehen më së miri”, nënvizon 33-vjeçari. Kjo mund të realizohet gjatë argëtimit në qendrën “Glattpark”, gjatë ndeshjes së futbollit në qendrën shkollore në “Lättenwiesen apo gjatë shëtitjes nëpër mal”.

Në të vërtetë, Visari dhe Qëndresa duan të dinë se çfarë do të thotë Opfikoni për të portretuarit. Përgjigjja do të shtypet në pllakat. Përpos ekspozitës që do të hapet më 20 gusht 2018, për mbi 50 ditë me radhë, fotografitë e realizuara do të vendosen në Opfikon. “Do t`i vendosim nëpër vendet përkatëse për pllakate të qytetit”, vazhdon Qëndresa.

Se nuk është shumë e thjeshtë të gjenden 50 vullnetarë, të dy iniciatorët janë të vetëdijshëm. Ashtu se ashtu, projekti do të realizohet, “edhe po që se në fund marrin pjesë vetëm 30 persona”, ka cekur Qëndresa. Ndërsa Visari shton: “Por, ne jemi shumë optimistë.

Ai i cili dëshiron të marr pjesë, lajmërohuni tek Qëndresa Sadriu, në e-mail adresën: [email protected] apo 079 314 29 41. Informata më të hollësishme për përvjetorin e qytetit: www.stadt50pfikon.ch

Ekspozita hapet më 20 gusht 2018 në ora 19.00, në Opfikon-Glattbrugg (Zürich)!