E-Diaspora

5 vjet burg për shqiptarin që vrau shqiptarin

29-vjeçari e kishte ther me thikë 13 herë bashkëpatriotin e tij, duke e lënë pa shenja jete

Një shqiptar 29-vjeçar, i cili kishte vrarë me thikë një shqiptar tjetër 34-vjeçar, për të cilën kishte raportuar edhe albinfo.ch, është dënuar me pesë vjet burg, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Ai e goditur 13 herë me thikë bashkëpatriotin e tij, duke e lënë pa shenja jete. Të dy shqiptarët ishin azilkërkues, derisa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje tragjike, kurse është bërë e ditur se vrasësi ka qenë në gjendje të dehur, raporton albinfo.ch.

Ata kishin ardhur në Gjermani në vjeshtë të vitit të kaluar. Fqinjët kishin lajmëruar policinë se po dëgjoheshin britma në shtëpinë ku banon dy shqiptarët, kurse me ta ka qenë edhe një person tjetër, i cili ka qenë dëshmitar i kësaj ngjarje.