Jeta në Zvicër
5 qytete të Zvicrës, në listën e 10 vendeve ku përdorët më së shumti kokaina
Në listën e 10 vendeve të para për përdorimin e kokainës në Evropë, pesë prej tyre janë qytetet e Zvicrës. Ky raport është publikuar nga Qendra Evropiane për Monitorimin e Drogës dhe Vartësisë që përfshin gjithë kontinentin evropian, njofton albinfo.ch.
Lista me 10 vendet e para për përdorimin e kokainës kryesohet nga Barcelona. Ndërkohë, menjëherë pas saj renditet Cyrihu. Në mesin e listës gjenden edhe qytetet: St. Gallen dhe Gjeneva, të cilat gjendet në vendin e katërt dhe të pestë, ndërkohë dy qytete të tjera të përfshira në këtë listë janë edhe Bazeli dhe Berna, që gjenden në vendin e tetë dhe të nëntë.
Ndërkohë, edhe pse në vitet 2014 dhe 2015 Londra ishte qyteti që udhëhiqte këtë listë, së fundmi nuk është fare në 10 vendet e para.
Ndërkohë, në raport thuhet se kryeqyteti evropian i përdorimit të amfetaminave është Eindhoven në Holandë. Amsterdami kryeson listën për përdorimin e MDMA.
Të dhënat u finalizuan pas analizave të mostrave të ujërave të zeza të 56 qyteteve, në 19 shtete të Evropës.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











