Lajme
5 këshilla se si ta filloni javën mbarë
Sot është e hënë dhe ne jemi të sigurt që e keni shumë të vështirë të keni motivim. Më poshtë abc.al do t’ju tregojë se çfarë duhet të bëni që ditët e javës të jenë të mbara.
- Flini mirë
E hëna nuk është dita e preferuar e askujt. Kur bie alarmi, e vetmja gjë që ju doni të bëni është të ktheheni në anën tjetër dhe të flini. Por, ajo që duhet të bëni është të zgjoheni. Një fillim jave i mbarë nis kur ju keni pushuar mjaftueshëm gjatë fundjavës. Të kesh një fundjave të relaksuar është thelbësore për një javë të mirë.
- Organizohuni
Planifikoni javën tuaj me kujdes. Bëni një listë të gjërave kryesore për çdo ditë dhe lini orare. Sa më shumë të dini për orarin e gjërave kur do t’i bëni, aq më shumë të përgatitur do të jeni dhe do të merrni rezultate të mira.
- Hani mirë
Nëse nuk hani mirë, nuk do të ndiheni mirë gjatë gjithë javës. Ju do të ndiheni të shëndoshë dhe do të stresoheni pse nuk po gjeni kohë për palestër. Nga ana tjetër, nëse hani shëndetshëm do të ndiheni mirë jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht.
- Vishuni bukur
Ndonjëherë të vishesh bukur ju ndihmon gjithashtu. Nëse keni një veshje të bukur, mos e lini për fundjave. Jepjani vetes kënaqësinë e veshjes të hënën dhe rrisni egon tuaj në fillim të javës.
- Gjërat që ju presin përpara
Nuk ka asgjë më mirë sesa ra filloni javën tuaj me diçka që e prisni deri në fund të javës. Planifikoni një takim me të dashurin tuaj ose shkoni për shoping me miqtë. Rezervoni në një restorant që keni dashur të shkoni prej kohësh ose filloni kurs kërcimi.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro












