Lajme
5 emigrantë të vdekur teksa kalonin Francën në ujërat e La Manshit
Pesë persona kanë vdekur duke u përpjekur të kalonin La Manshin, deklaruan autoritetet detare franceze.
”Të pestë nuk arritën të mbijetonin pasi u nxorën nga uji. Mes viktimave ishte edhe një vajzë katërvjeçare”, raportojnë mediet.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë qytetit bregdetar Wimereux, në veri të Francës.
Aksidentet ndodhin shpesh në këto ujëra ndërsa emigrantët përpiqen të arrijnë në Britaninë e Madhe duke përdorur gomone të vogla.
Udhëtimi bëhet edhe më i rrezikshëm nga anijet e mëdha që kalojnë rrugën.
Në janar, pesë persona vdiqën gjithashtu gjatë tentativës së kalimit.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











