CH-Ballkani

5 arsye për ta vizituar Prizrenin

‘Wanderlust’, një revistë e njohur britanike për turizëm, ka shkruar pesë arsye se pse duhet vizituar Prizreni

 

Kosova ka shumë bukuri, derisa njëri ndër qytetet më të bukura është Prizreni. Ky qytet ka shumë objekte historike dhe fetare, por është i njohur edhe me mikpritjen, por edhe gjuhën dhe vendet e bukura për t’i vizituar, raporton albinfo.ch.

‘Wanderlust’, një revistë e njohur britanike për turizëm, ka shkruar pesë arsye se pse duhet vizituar Prizreni.

Xhamia e Sinan Pashës është njëra nga objektet më të rëndësishme në Prizren. Përzierja marramendëse e arkitekturës osmane dhe asaj bizantine, Prizreni e meriton emrin e saj “Muzeu nën qiellin e hapur.”

Historikisht, Prizreni ka qenë një vend takim i kulturave dhe i tolerancës fetare, e cila fatkeqësisht është testuar në kohët e fundit nga lufta e Kosovës.

Nëse ju duhet të zgjidhni vetëm një xhami, vizitoni Xhaminë e Sinan Pashës, e cila është e pasur me ngjyra të modelit arab. Dhe në qoftë se ju mund të përshtatet një e dytë, xhamia Bajrakli ka në vete piktura të ndërlikuara me ngjyra blu dhe bardhë.

Tavolinat e kafeneve janë të shpërndara buzë linjës së lumit dhe sheshit Shadërvan. Ju mund të porositni për rreth një euro, kafe, çaj apo birrë. Kamarierët janë shumë miqësor, të sjellshëm, ndërsa në përgjithësi kosovarët janë mjeshtër të mikpritjes.

Ushqimi është i mirë, jo vetëm në Prizren, por edhe në fshatrat përreth. Lugina Zhupa është e njohur për restaurantet e peshkut, ndërsa rajoni i Hasit shërben për ushqim të shijshëm dhe malor.

Nëse doni të jeni në një festë tradicionale të Kosovës, ndiqeni festivalin në fshatin Gjonaj në afërsi të Prizrenit, e cila tregon më së miri për këngët popullore, vallet dhe kostumet tradicionale. Ose provoni të jeni në festivalin e këngës në qytet, e cila mbahet në muajin korrik.

Për ata që preferojnë muzikë moderne, NGOM Fest dhe pop janë në fund të qershorit. Javën e dytë në qershor është Bunar Fest, ndërsa DokuFest është festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër, ku bëhet një përplasje e shëndoshë e imazheve të vendeve të botës.

Kur të ngopeni nga vizita në rrugët e qytetit, mund të vozitni në rajonin e Sharrës me një makinë të vogël nga Prizreni. Informacioni turistik tregon për kasollet malore, fshatrat kodrinore, majet dhe kanionet, liqenet dhe lumenjtë akullnajorë, si dhe burimet e ujëvarat, kafshët e egra të cilat rriten në këto vende si rrëqebulli, ariu, dhia e egër, ujku dhe derri i egër.

Çiklizëm, hiking, ngjitje, qëndrime gjatë natës në kasollet malore, janë disa nga aktivitetet të cilat organizohen.