Maqedonia
360 persona kthehen nga Vjena dhe Baseli, dërgohen në karantinë
Dje nga Gjermania, me dy fluturime u kthyen 354 shtetas të Maqedonisë së Veriut
Me fluturime të organizuara humanitare nga Vjena dhe Baseli sot pritet të arrijnë në Maqedoninë Veriore gjithsej 360 shtetas, të cilët më pas me autobusë do të dërgohen në hotelet e caktuara për karantinë shtetërore, raportojnë mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kumtoi se është përgatitur transport i sigurt dhe i kontrolluar me autobusë për qytetarët. “Për 180 udhëtarë nga fluturimi nga Vjena në orën 13:55, sigurojmë transport me autobusë të dezinfektuar, të pajisur me ushqim dhe ujë, vozitës me pajisje të plotë sigurie, drejt hoteleve ‘Drim’ në Strugë dhe ‘ESM Sllavia’ në Kodër të Diellit, ku qytetarët do të qëndrojnë gjatë 14 ditëve në vijim, në karantinë të detyrueshme shtetërore”, ceket në kumtesën e Qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Në pajtim me protokollet për karantinë shtetërore, 180 qytetarë tanë të cilët dje arritën me fluturimin nga Baseli, në orën 20:25, me autobusë do të nisen drejt hoteleve “ESM – Kodër e Diellit, “Alpina” në Mavrovë dhe “Car Samoil” në Bansko, ku do të kalojnë 14 ditë në izolim.
Nga Qeveria me porosi drejt personave në karantinë shtetërore që sa më letë ta kalojnë karantinën, ndërsa të gjithë qytetarëve të tjerë thirrje për t’i ndjekur masat për mbrojtje dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Dje nga Gjermania, me dy fluturime u kthyen 354 shtetas të Maqedonisë së Veriut. Mbrëmë, 50 minuta pas mesnate, aeroplani nga Boni me 180 qytetarë tanë ateroi në aeroportin e Shkupit, ndërsa një ditë më parë nga Berlini me aeroplan u kthyen 176 persona. Në pajtim me protokollet për karantina shtetërore, ata janë nisur dhe vendosur në hotele ku do të kalojnë 14 ditë në izolim. Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në Fejsbuk informoi se në fluturimin e kompanisë Wizer drejt Gjermanisë u dërguan edhe shtetas të huaj nga Shkupi.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar
Jeta në Austri
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010













