E-Diaspora
“Tri Net Film Fest”, një përpjekje artistike që ia ka vlejtur
Ky event ka bërë që sadopak të ngjallet jeta kulturore e komunitetit shqiptar në qytetin Wil, ku është mbajtur por dhe më gjerë

Mbrëmë, e shtunë, përfundoi aktiviteti artistik “Tri net film fest”, i organizuar nga Studio “Aktrimi” dhe i mbështetur nga Ministria kosovare e Diasporës dhe Investimeve strategjike.
Ky event ka bërë që sadopak të ngjallet jeta kulturore e komunitetit shqiptar në qytetin Wil, ku është mbajtur por dhe më gjerë.
I lutur nga albinfo.ch që të flasë lidhur me rrjedhën e “Festit”, Ramadan Morina nga Studio Aktrimi, në cilësinë e bashkorganizatorit shprehet i kënaqur me atë që u ofrua gjatë këtyre tri netëve. “Mund të nxjerrim si konkluzion se kjo iniciativë ishte e duhur dhe u mirëprit nga publiku. Kjo mund të thuhet sidomos për natën e fundit, kur interesimi dhe prania e adhuruesve të filmit ishte shumë e kënaqshme”, thotë Morina.
Ndërsa rreth nivelit artistik të filmave të shfaqur ai vlerësimin e tij e mbështet në reagimin e publikut. “Për sa i takon aspektit artistik nuk do të donim që të veçonim ndonjërin nga filmat meqë aktiviteti nuk kishte karakter garues. Por në debatet pas shfaqjes së filmave në të tri netët u përgëzuam për përzgjedhjen e tyre sepse tematika që trajtuan dhe mesazhet që këta filma jepnin, u mirëpritën nga publiku”, shprehet R. Morina.
Ecuria e këtyre tri netëve u trajtua në mënyrë më të veçantë në debatin e natës së tretë meqë edhe prania e publikut ishte e madhe dhe cilësore.
“Kishte edhe mendime që shfaqja e 4 filmave për një natë krijonte ndoshta vështirësi që publiku t`i ruante në memorje ngjarjet e filmave ndaras. Për këtë arsye u propozua që në rast të përsëritjes së Film Fest ndoshta do të ishte më mirë që në një mbrëmje të mos ketë më shumë se 3 filma”, thotë Morina.
Përpos përfaqësuesve të shoqatave e shoqërive të ndryshme, në natën e tretë prezantoi edhe Shefi i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih, zoti Sami Kastrati, i cili iu drejtua publikut me një fjalë rasti.
Mbrëmjen e parë e ka moderuar Fikrim Morina, të dytën, Xheneta Avdyli ndërsa mbrüemjen e tretë, Yllka Zuzaku dhe Ramadan Morina. Në zhvillimin e debateve pas filmave janë inkuadruar edhe kolegët tjerë nga Studio Aktrimi, si: Fikrimi, Avdiu e Veliu.
Në një fjalë përshëndetjeje që njëherësh ishte dhe një analizë profesionale rreth natës së tretë, aktori Ridvan Murati apeloi për nevojën që ngjarje të tilla të mbështeten. Ai po ashtu vlerësoi pozitvisht filmat e natës së fundit.
Organizatorët u janë mirënjohës të gjithëve që ishin të pranishëm në këtë event. Por gjithsesi ata falënderojnë Ministrinë e Diasporës për mbështetjen e aktivitetit, pastaj zonjën Shukrie Ramadani nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, shoqatat e ndryshme, platformën mediale albinfo.ch etj.
Në të tri netët kishte koktej rasti, që është shtruar nga ana e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Organizatorët falënderojnë edhe pronarin e restorantit Lindenhof në Wil, z. Drilon Pula dhe stafin, që ishin shumë të angazhuar për mbarëvajtjen e aktivitetit.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit