Lajme
32-vjeçarit i mungon zemra, Prokuroria në Shqipëri nis hetime për ngjarjen në Spanjë
Vizita në Spitalin “Hospital Del Mar” për tu testuar nëse ishte mbartës ose jo i Covid-19 ka rezultuar fatale për 32-vjeçarin Saimir Sula që prej pak muajsh kishte shkuar tek e motra e cila pre vitesh jetonte në Spanjë.
Ky i fundit ka humbur jetën në maj të 2020-ës, ndërkohë që prej 9 tetorit një hetim i paprecedent po kryhet nga Prokuroria e Tiranës lidhur me një trafikim të mundshëm organesh. Regjistrimi i kësaj çështje ka ardhur pas kallëzimit të së motrës së 32-vjeçarit për mjekim të pakujdesshëm nga mjekët spanjoll.
Autopsia e dytë e bërë pas tërheqjes së trupit të pajetë të Saimir Sulës në Shqipëri nxori në pah një fakt tronditës për vetë hetuesit dhe familjarët e të ndjerit ku rezultoi se viktimës i mungonte zemra.
Në dosjen e plotë hetimore që Euronews Albania disponon përshkruhet me detaje e gjithë kronologjia e ngjarjes së rëndë, përcjell Albinfo.ch.
Shtrimi në Spital më 8 maj të 2020, komunikimet e motrës së të ndjerit me mjekët ku kjo e fundit i sqaronte stafit mjekësorë se i vëllai i saj mjekohej me antipsikotik për shkak se vuante nga halucinacionet dhe kishte qenë përdorues droge, kërkesa për ta nxjerrë nga spitali 32-vjeçarin, e deri tek lajmi i kobshëm se Saimir Sula kishte ndërruar jetë pas injektimit të një medikamenti qetësues.
Në deklarimet e dhëna përpara hetuesve e motra e viktimës pohon se doktoresha spanjolle që ka ndjekur gjendjen e vëllait të saj i ka pohuar se ndoshta qetësuesi mund të ketë reaguar keq dhe kjo mund t’i ketë shkaktuar vdekjen. Ndërkohë në analizën e mjekësisë ligjore shqiptare thuhet se substanca e përdorur për qetësimin e të ndjerit nuk rezultonte të ishte prezente gjatë autopsisë dhe se nuk mund të arrihet në një përfundim shkencor mbi shkakun e vdekjes për sa kohë në trupin e viktimës mungon organi jetik i zemrës.
Lidhur me këtë ngjarje të paprecedentë hetuesit shqiptarë i kanë nisur edhe një letër porosi homologëve spanjoll për t’i vënë në dispozicion kartelën shëndetësore të të ndjerit si dhe autopsinë përfundimtare nga spitali spanjoll.
Në letër porosi kërkohet të merren në pyetje mjekët që kanë trajtuar rastin e 32-vjeçari, Saimir Sula si dhe mjekës psikiatre që ka ndjekur pacientin. Gjithashtu hetuesit shqiptarë kërkojnë të informohen nëse nga pala spanjolle ka nisur një hetim për rastin konkret duke nënvizuar se një përgjigje sa më e shpejt do të shmangte zvarritjen e hetimeve.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









