Lajme
32 vjeçari shqiptar në Itali humb jetën nga një aksident tragjik
Raportohet se një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën Selva Piana të provincës së Teramos mbrëmjen e së premtes (5 janar). Për pasojë ka ndërruar jetë 32 vjeçari shqiptar Eduart Hoxha, baba i 2 fëmijëve, përcjell albinfo.ch.
Referuar mediave italiane, të cilat kanë publikuar identitetin dhe foton e viktimës, i riu shqiptar sapo kishte mbaruar turnin e punës në kompaninë e objekteve sportive “Delfino Sport”.
Pasi u fut në makinën e tij ‘Fiat Punto’ në tentativë për t’u futur në rrugën kryesore, është përplasur nga një automjet tip ‘Audi A3’ që drejtohej nga një 25 vjeçar.
Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital por për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja e fortë, nuk mundi të mbijetonte.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











