Ukraina

31 fëmijë ukrainas kthehen pranë prindërve

31 fëmijë që ishin rrëmbyer nga rusët në rajonet e Khersonit dhe Karkivit janë kthyer në Ukrainë, ka njoftuar organizata humanitare “Save Ukraine”. Për muaj të tërë ata kishin qëndruar të ndarë nga prindërit e tyre, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.

Pikërisht për rrëmbimin e fëmijëve ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, është ngritur aktakuzë. Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për krime lufte ndaj Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe Maria Alekseyevna Lvova-Belovas, Komisionere për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse, lidhur me dyshimet për rolin e tyre në transferimin dhe deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga territoret e pushtuara ukrainase drejt Rusisë, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.

Rreth 16,000 fëmijë dyshohet se janë marrë me forcë nga trupat ruse duke i zhvendosur në Rusi ose territore ukrainase të kontrolluara nga Rusia, raporton Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.