Bota
30 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Afganistan
Të paktën 30 njerëz janë vrarë pas shembjes në një minierë ari në Afganistanin verilindor, thonë zyrtarët. Rënia ndodhi në rrethin e Kohistanit të provincës Badakhshan, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Fshatarët thuhet se kanë hapur një bosht të thellë prej 60 metrash në një shtrat të lumit për të gjetur arin dhe mbetën brenda pas shembjes së saj.
Afganistani ka burime të mëdha minerale, por shumë nga minierat janë të vjetra dhe mirëmbahen keq, duke krijuar probleme të rënda me sigurinë.
Të paktën shtatë persona të tjerë u plagosën në ngjarjen e fundit, thonë zyrtarët, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Nik Mohammad Nazari, zëdhënës i guvernatorit provincial, i tha agjencisë France-Presse: “Fshatarët janë përfshirë në këtë biznes për dekada pa asnjë kontroll qeveritar mbi ta”.
“Ne kemi dërguar një ekip shpëtimi në zonë, por fshatarët tashmë kanë filluar të largojnë trupat nga vendi”.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











