Kosova
22 vjet burgim për Darko Tasiq, për krime lufte në Krushë të Vogël
I akuzuari për krime lufte, Darko Tasiq, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 22 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prizren.
Sipas aktgjykimit të shpallur të hënën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Artan Sejrani, për pikën e parë të aktakuzës Tasiq u dënua me 7 vjet burgim, kurse për atë të dytën me 16 vjet burgim. Ndaj tij më pas u shqiptua dënimi unik në kohëzgjatje prej 22 vjet burgim.
Lidhur me këtë rast, edhe sot qytetarë të Krushës së Vogël kanë protestuar para Gjykatës Themelore në Prizren, ku kanë kërkuar dënim të lartë për të akuzuarin. E pas shpalljes së aktgjykimit ka pasur edhe përleshje në mes të protestuesve dhe zyrtarëve policorë, pasi këta të parët kërkon dënim më të lartë për të akuzuarin Tasiq.
Ndryshe, ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së PSRK-së, me të cilën i akuzuari Darko Tasiq akuzohet se gjatë muajit mars 1999 ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të fshatit Krushë e Vogël, të komunës së Prizrenit.
Sipas aktakuzës, Tasiq akuzohet se fillimisht gjatë periudhës 15 – 26 mars 1999 ka marrë pjesë së bashku me forcat policore dhe para ushtarake serbe për të plaçkitur dhe shkatërruar pasuritë e popullsisë civile, duke djegur shtëpi, duke marrë automjetet bujqësore dhe sendet e tjera me vlerë të të fshatarëve në përgjithësi dhe familjes Hajdari në veçanti.
Aktakuza e PSRK-së e ngarkon të akuzuarin Tasiq edhe me përdhosjen e trupave të pajetë, duke i djegur kufomat së bashku me forcat e tjera policore dhe paramilitare dhe duke i hedhur kufomat në lumin Drin, në një vend jashtë fshatit Krushë e Vogël.
Sipas aktakuzës, i akuzuari me veprimet e tij ka kryer sulm mizor kundër dinjitetit njerëzor dhe kërkohet që i njëjti të dënohet sipas ligjit aktual me jo më pak se 5 vjet burgim ose me burgim afatgjatë ose sipas ligjit të mëhershëm, me jo më pak se 5 vjet ose deri në 20 vjet burgim efektiv, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











