Kosova

21 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 1.651 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.370.

Në total numri i rasteve aktive është 441.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.751 doza të vaksinës kundër COVID-19.