Jeta në Zvicër
21 gradë në fund të dhjetorit në Zvicër!
Në Cevio dhe Maggiatal (Lugina e Maggia-s) të dielën, më 25 dhjetor janë regjistruar temperatura prej 20.9 gradë
Erërat që frynë nga veriu, kanë ngritur gjatë fundjavës së Krishtlindjes zhivën e termometrit në mbi 20 gradë në pjesën jugore të Zvicrës, në Tiçino.
Kështu në Cevio dhe Maggiatal (Lugina e Maggia-s) të dielën janë regjistruar temperatura prej 20.9 gradë. Nga ana tjetër në Acquarossa në Blenoiatal (Lugina e Blenoia-s) termometri ishte ngjitur në 19.6 gradë, transmeton albinfo.ch. Pak më freskët, 14.7 gradë ishte në Poschiavo të Puschlav-it.
As në javën që posa filloi nuk do të ketë borë, bëjnë të ditur në shërbimin meteorologjik të SRF.
Temperatura më e lartë e matur deri në këtë vit në periudhën në mes 20 dhe 31 dhjetorit ka qenë ajo e 21 dhjetorit të vitit 1987, 20.5 gradë, e regjistruar në Acquarosa dhe po e njëjta edhe në Locarno, më 21 dhjetor 2008. Kështu, temperatura e shënuar të dielën, më 25 dhjetor 20.9 gradë, përbën rekord për këtë periudhë të vitit.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










