Shkurt.ch
200 miliardë franga ende të padeklaruara në Zvicër
Në llogaritë bankare të Zvicrës ka ende para që nuk janë të deklaruara
Më 2013 në institucionet financiare të vendit thuhet të jenë rreth 200 miliardë franga, asete të padeklaruara nga të huajt, vlerësohet në një studim nga firma konsultuese PwC. Pesë vjet më parë ishin 800 miliard franga.
Duke iu falënderuar sekretit bankar, Zvicra ka qenë për dekada një “oazë tatimore”. Por, në vitin 2008 autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më vonë vendet evropiane filluan një fushatë kundër shmangies së taksave nga bankat.
Shumë konsumatorë kanë transferuar tashmë paratë në vendet e tyre. Sipas PwC, gjatë këtyre viteve një total prej rreth 350 miliardë frangash janë transferuar nga Zvicra, shumica e të cilave duhet të kenë qenë të pataksuara.
Ekspertë të PwC-së vlerësojnë se sërish do të mund të largohen nga vendi rreth 70 miliardë franga zvicerane.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht













