Lajme
20 vjet eurodeputete, zbulohet spiunja ruse
Një spiune ruse në zemrën e Europës. Duket si titull i denjë për një film të Hollywood-it, por ky i eurodeputetes letoneze, Tatjana Zhdanoka, është më shumë sesa aq.
Zhdanoka është zbuluar se ka qenë spiune e Moskës për gati 20 vjet, duke i shërbyer pushtetit të Vladimir Putin. Të paktën që nga viti 2003, Zhdanoka ka punuar për të mbyllur takimet kokë më kokë me shërbimet e inteligjencës ruse, nga Moska në Bruksel.
Sipas mediave ndërkombëtare “The Insider”, “Delfi Estonia”, qendra e gazetarisë investigative “Re: Baltica” dhe gazetës suedeze “Expressen”, të cilat i referohen një e-maili të saj rasti i deputetes letoneze hap “Kutinë e Pandorës” në PE.
Lajmi ka shpërthyer si bombë në qarqet evropiane, ndërsa vetë kolegët e Zhdanoka nga Letonia paralajmërojnë se ka spiunë të tjerë rusë në radhët e Parlamentit Evropian.
“Ne jemi të bindur se Zhdanoka nuk është një rast i izoluar. Ka edhe eurodeputetë të tjerë… që me vetëdije u shërbejnë interesave të Rusisë. Ka ndërhyrje publike, procesverbale votimi, organizime, si dhe aktivitete të fshehta”, shkruan deputetët Sandra Kalniete, Roberts Zīle dhe Ivars Ijabs në një letër të përbashkët, sipas Politico.
Sipas hetimeve nga “The Insider”, Zhdanoka ka përfaqësuar Letoninë në Parlamentin Evropian nga viti 2004-2018, si dhe nga viti 2019 e deri më tani. Por, në prapaskenë ajo ka kontaktuar fshehurazi me dy operatorë.
Fillimisht, ajo ishte duke punuar me një burrë të quajtur Dmitry Glenday, por në vitin 2013 menaxheri i saj duket se ka ndryshuar. Glenday e prezantoi atë me e-mail me një burrë të quajtur “Sergei Krasin”. Të dy dyshohet se janë oficerë të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












