Shqipëri
2 milionë turistë vizituan muzetë e Shqipërisë për 3 vite
Mbi 2 milionë turistë kanë parë objektet tona historike në Shqipëri në tre vitet e fundit.
2019-ta është periudha me numrin më të lartë të vizitorëve në muze dhe parqe arkeologjike në Shqipëri, me 1 milionë turistë.
Nga ky vit, në buxhetin e shtetit janë shtuar 1.6 mln euro nga turizmi kulturor.
Por izolimi nga pandemia e dha menjëherë goditjen në turizmin kulturor.
Në vitin 2020 turizmi në vend arriti në pikën më të ulët. Rreth 190 mijë turistë vizituan muzetë dhe sitet arkeologjike. E përkthyer në të ardhura, numri i vizitorëve në 2020 ka futur në buxhetin e shtetit rreth 330 mijë euro.
Gjashtë-mujori i parë i 2021 ka shënuar një rritje të konsiderueshme të vizitorëve.
Të dhënat e Ministrisë së Kulturës tregojnë se 108 mijë vizitorë kanë parë muzetë dhe monumentet, duke grumbulluar mbi 250 mijë euro.
Ardhja e vitit 2022 solli lehtësira në lëvizje, duke dhënë një sinjal optimist që turizmi do të rikthehet në ritmet para pandemisë./Euronews.al
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














