Kosova shënoi një fitore historike sonte në Göteborg, duke mundur Suedinë 1-0 në një ndeshje të jashtëzakonshme. Me këtë rezultat, Kosova ngjitet në vendin e dytë të grupit, me 7 pikë të mbledhura, shkruan albinfo.ch.
Goli vendimtar u shënua në minutën e 32-të nga Besnik Asllani, duke siguruar tri pikët e arta për skuadrën. Kjo është hera e dytë brenda një muaji që Kosova e mposht Suedinë, pasi ndeshja e parë u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mbi 7,000 tifozë nga Kosova në Suedi ishin prezentë në Göteborg dhe festuan me entuziazëm fitoren historike të ekipit të tyre. Performanca e skuadrës u cilësua si e jashtëzakonshme, duke dhënë shpresë dhe optimizëm për ndeshjet e ardhshme.
Lexoni po ashtu:
https://www.albinfo.ch/formacioni-i-kosoves-per-ndeshjen-ndaj-suedise-tre-ndryshime-nga-takimi-me-sllovenine/
