Kosova
194 raste pozitive dhe tetë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë
Tetë persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, teksa ka bërë të ditur se të martën janë regjistruar edhe 194 raste pozitive nga testimi i 2285 mostrave.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas (69 vjeç), Ferizaj (74 vjeç), Leposaviq (68 vjeç), Prishtinë (75 vjeç), Prizren (70 vjeç), Skenderaj (72 vjeç), Viti (76 vjeç), Vushtrri (92 vjeç).
Të martën janë shëruar 599 pacientë, duke e ulur numrin e rasteve aktive në 9671.
Numri total i rasteve pozitive në vend, nga fillimi i pandemisë, ka arritur në 104 mijë e 390. 2148 persona kanë humbur betejën me COVID-19.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













