Lajme

175 miliardë franga ose çereku i GDP-së, për sigurinë sociale

Shpenzimet  sociale janë rritur në veçanti si pasojë e mplakjes së shoqërisë dhe në fushë të shëndetësisë

Shpenzimet për sigurinë sociale në Zvicër gjatë vitit 2017 kanë arritur në 175 miliardë franga. Kjo shumë është 26.1% ose më shumë se një e katërta e gjithë produktit vendor të Zvcrës (GDP).

Në Evropë, shpenzimet për sigurinë sociale mesatarisht janë për një për qind më të larta në përpjesëtim me ato në Zvicër, shkruan srf.ch.

Shpenzimet  sociale janë rritur në veçanti si pasojë e mplakjes së shoqërisë dhe në fushë të shëndetësisë.

Kështu, në vitin 2017 në Zvicër, në dy sektorët e përmendr, pra në atë që lidhet me pleqërinë e popullatës dhe atë të shëndetësisë, derdhet shumica e madhe e shpenzimeve të përmendura, transmeton albinfo.ch. Përkatësisht 42.4% për pleqtë dhe 31.7% për shëndetësinë.

Nga ana tjetër, me gjithë rritjen e numrit të të papunëve, nuk është shënuar ndonjë trend i rritjes së shpenzimeve për kompensimin e papunësisë.

Shpenzimet për invaliditetin që nga mesi i viteve 2000-2010 kanë mbetur stabile, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq janë rritur shpenzimet për ndihmën sociale ekonomike dhe ndihmat plotësuese, ato për pension të moshës dhe trashëgimisë (AHV) si dhe shpenzimet për sigurim invaliditeti.

Në vitin 2017 për ndihmat sociale dhe për ndihmat plotësuese janë dhënë 2.8 gjegjësisht 4.9 milionë franga.