Kosova

14 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 1.707 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.402.