Shkurt.ch

14 qershori, greva e grave në Zvicër, Qendresa Sadriu jep arsyet e thirrjes së grevës

Para gati 30 vitesh, në Zvicër ishte organizuar Greva e parë dhe e vetme e Grave, ku atëkohë kërkoheshin të drejta të barabarta për gratë (14 Qershor 1991).

Gjatë vitit të kaluar, shumë sindikata dhe Organizata të grave kanë apeluar për organizimin e një greve të dytë massive.

Kongresi i Grave nga Federata Sindikale e Zvicrës, në janar të 2018, kishte vendosur që data per grevën e ardhshme të ishte 14 qershori i këtij viti.

Ndërkohë një ndër aktivistet që është radhitur qysh herët në këtë aksion është edhe deputetja e parë dhe e vetme shqiptare në Parlamentin Kantonal të Zürichut, Qëndresa Sadriu.

Në një shkrim ekskluziv për Albinfo.ch, Qëndresa jep arsyet e thirrjes së kësaj greve, duke ftuar njëkohësisht të gjitha aktivistet dhe gratë shqiptare që edhe ato të jenë pjesë e kësaj ngjarje, duke ngritur zërin kështu për padrejtësitë që atyre iu bëhen, pothuajse në baza ditore.

Në vazhdim po e botojmë të plotë shkrimin e Qëndresa Sadriut, deputete kantonale e Zürichut, që vjen nga radhët e Partisë Socialdemokrate – SP.

Ky është viti jonë, viti i grave!

Në këtë vit degjohemi më shumë, sepse jemi më të zemëruara se më parë duke kërkuar atë cfarë kemi kërkuar që 100 vite: “Të drejta të barabarta për gratë dhe burrat!”

E gjithë lufta jonë bazohet në:

– pagesa të njëjta për të njëjtat punë

– më tepër mirënjohje për punët e papaguara (punët e shtëpisë dhe përkushtimi ndaj fëmijëve)

 

–           Kundërshtim i faktit që ne kemi pension 37% më pak se burrat

–           Për më tepër punë të përkohëshme (part-time jobs)

–           Për më tëpër çerdhe fëmijësh

–           Më tëpër pushime prindërore si për gratë ashtu edhe për burrat

–           Kundër dhunës në shtëpi

–           Dhe, dhe, dhe…

 

Për të qenë e pavarur, për të patur arritje në punë, studime dhe njëkohësisht në detyrimet familjare është pothuajse e pamundur. Kjo bën që arritjet dhe siguria jonë financiare të varet nga meshkujt. Pavarsisht se ligjet për mbrojtjen ndaj dhunës janë egzistente, vetëm 20% e rasteve lajmërohen, e çdo të dytën javë, një grua humb jetën për shkak të dhunës psiqike apo fizike.

E shohim në rrugë, në internet, në gazeta dhe në televizor ku shpesh femrat tregohen nudo, për të pasqyruar klishetë ndaj saj: “Si grua, ajo duhet të ishte në kuzhinë dhe tek fëmijët, ose duke kënaqur burrin e saj.” Në të tilla raste femra paraqitet si qenie e kategorisë së dytë dhe më pak e vlerësuar. Ju japin vajzave të reja shembuj të gabuar. Gjithashtu dhe djemve të rinje ju japin një pasqyrim të gabuar për rolin e femres në shoqëri.

I shkruaj këto jo vetëm për femrat e tjera por sepse shumë prej padrejtësive të mësipërme janë situata me të  cilat duhet të përballem cdo ditë. Arritjet e mia në politikë, në punë vullnetare dhe në profesion, nuk i shtyn meshkujt që ti vlerësojnë dhe ti respektojne, por të më tregojnë që une jam jashtë konceptit të tyre për gruan: “Të martohem, bëj fëmijë dhe të kujdesem per shtëpinë.”

Çdo ditë marr mesazhe apo foto të turpshme, apo në rrugë ngacmime, të cilat më ofendojnë dhe më sulmojnë. Të njëjtat arritje te meshkujve, festohen, dhe nuk ndodh të marrin reagime të tilla.

Të dashura gra

Të gjitha këto ndodhin këtu, në Zvicër, para syve tonë, si në jetën sociale poashtu edhe private. Kjo na ndodh të GJTHAVE NE! Këto padrejtësi duhet patjeter të luftohen dhe kërkesat tona duhet të zbatohen!

Tani apeli im shkon për ju, të nderuara femra shqiptare

Edhe ne, që jemi rritur në Zvicër, shkollohemi dhe punojmë këtu, rrisim fëmijët tanë dhe i pregadisim për të ardhmen e tyre, ku pothuajse të gjitha punët e shtëpisë i bejmë vetë, edhe ne jemi të prekura nga këto padrejtësi. Mos heshtni, mos lejoni të shtypeni, cohuni dhe ju e luftoni perkrah mijëra grave të tjera për të drejta të barabarta, më shumë respekt dhe më shumë mirënjohje për gjithçka që kontribuojmë në shoqëri.

Jini pjesë e kësaj lëvizje të grave!

Ejani me mua, me nënën time, me motrat e shoqet e mia dhe me të gjitha gratë e tjera në mbare Zvicrën, në grevën e femra në datën 14 qershor 2019!

Të dashura femra shqiptare

Ne kemi shumë vlera dhe meritojmë mirënjohje, respekt dhe të drejta të barabarta pa kompromis, sepse nëse ne ndalojmë, jeta ndalet. GO GIRLS!