Lajme
13 vende të NATO-s nisin stërvitjen ushtarake në detin Baltik
Në mesin e raporteve të tensionuara me Rusinë, e kur lufta në Ukrainë duket se nuk ka mbarim, aleatët e Aleancës Euroatlantike nisin një stërvitje ushtarake, e cila zhvillohet në detin Baltik, transmeton albinfo.ch.
Në stërvitjen e quajtur Baltops 2022 marrin pjesë 14 vende anëtare të NATO-s di dhe Suedia e Finlanda, të cilat kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e aleancës.
Pjesë e saj janë Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.
Në stërvitje e përbashkët janë përfshirë 45 luftanije, 7000 ushtarakë, 75 avionë dhe helikopterë. Manovrat ofrojnë një mundësi trajnimi dhe janë kritike për lirinë e lundrimit dhe sigurinë në Rajonin e detit Baltik.
Gjatë kësaj kohe do të ketë operacione zbarkimi, artilerie, operacione kundër nëndetëseve, mbrojtje ajrore, si dhe operacione të çminimit, neutralizimit të eksplozivëve dhe operacione të zhytjes.
Stërvitjet, të cilat do të zgjasin deri më 16 qershor, do të zhvillohen në faza të ndryshme në detin Baltik qendror dhe jugor, veçanërisht në brigjet e Suedisë, Letonisë, Polonisë dhe Gjermanisë, transmeton tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











