Lajme

127,639 aplikime nga diaspora aprovohen nga KQZ-ja

Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë shifrat për votuesit e regjistruar deri më tani dhe ata që janë verifikuar

Kryeshef Ekzekutiv i këtij institucioni, Burim Ahmetaj, ka thënë se nga baza aktuale e të dhënave janë 178,026 aplikues nga jashtë vendit.

“Nga baza aktuale e të dhënave janë 178,026 aplikues nga jashtë vendit, ndërsa vlerësimi i zotësisë juridike është bërë për 13,657 aplikues apo 77,88 për qind të aplikacioneve që janë të regjistruara. Të aprovuara janë 127,639 aplikacione dhe në pritje për aprovim janë 10,964”, transmton rtk, përcjell Albinfo.ch.

Ai në mbledhjen e KQZ-së ka treguar se nga qendra e thirrjeve janë realizuar 48, 712 thirrje deri më tani dhe se nga kjo shifër 41,131 janë të konfirmuara. 115 aplikues kanë deklaruar se s’janë ata që figurojnë në data bazë.

Ahmeti njoftoi se 8466 persona nuk e  kanë hapur telefonin, por se janë në proces e sipër për provuar t’i kontaktojnë sërish.

Për këtë punë janë shtuar linja telefonike dhe tani janë në funksion 33 linja telefonike.