Lajme
12-vjeçari, Laurent Simons nis doktoraturën
Raportohet se pas disa muaj pasi 12-vjeçari Laurent Simons, i quajtur si “Ajnshtajni i vogël”, mori diplomën e tij master në fizikën kuantike, ai do të fillojë një doktoraturë në Institutin prestigjioz gjerman Max Planck. Në moshën 6 vjeçare, djali nga qyteti bregdetar i Ostendit në Belgjikë mbaroi shkollën fillore.
Thuhet se tre vjet më vonë ai filloi universitetin. Në vitin 2021, ai ishte 11-vjeçari i parë që fitoi një diplomë bachelor në Belgjikë dhe në korrik të këtij viti, në moshën 12-vjeçare, mori titullin master në fizikën kuantike në Universitetin e Antwerp-it, siç kanë raportuar mendiat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Tashmë ai po fillon një kapitull të ri: Simons do të fillojë doktoraturën në Institutin prestigjioz Max Planck. Ai kishte bërë edhe një stazh atje në grupin kërkimor Attoworld në Mynih, ku po hulumtonte lazerët për të zbuluar kancerin në gjakun e njerëzve me profesorë të njohur botërorë.
“Atij i pëlqen të jetë atje, kështu që ai po qëndron atje,” tha babai i tij Alexander Simons për De Standaard. “Do të jetë një kombinim i kimisë, mjekësisë dhe fizikës dhe ai do të jetë në laboratorë çdo ditë”. Babai i tij shtoi se Laurent nuk i pëlqen të kufizohet në një fushë kërkimi.
“Ai do të marrë kohën që i nevojitet për ta realizuar atë. Ai mund të zhytet në ato tre fusha, gjë që është e mrekullueshme.”, përfundoi i ati.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









